Prej javësh Bora Zemani dhe Atdhe Xharavina kanë qenë në qendër të lajmeve rozë rreth rreth një lidhje të mundshme që u përfol shumë.
Kjo u mohua nga Bora por jo edhe nga vet Atdheu, për të cilin u tha se dukej që po i pëlqejnë këto thashetheme.
Ai edhe gjatë emisionit kishte shprehur pëlqimin për Borën ndërsa e kishte përmendur edhe në disa dalje televizive pas përfundimit të programit.
Epo një ditë më parë Atdheu reagoi njëherë e mirë dhe i vendosi pikat mbi “i”. Ai e ka mohur lidhjen me Borën, por ajo që nuk kuptuam pse e quan moderatoren si “gocën tjetër”?!
Si duket diçka këto thashetheme kanë bërë që marrëdhënia e tyre të ftohet, pasi mënyra si iu drejtua nuk duket shumë bukur. Nëse bëjmë një “xhiro” nga Instagrami i Borës do të shohim se ajo ka vendosur ta bëjë “unfollow” Atdheun, njëjtë ka vendosur edhe ky i fundit të reagojë!
Si duket ata i thanë njëri-tjetrit: BYE BYE!!!