Studime të kryera më parë thonë se të jetosh me një kafshë në shtëpi ka ndikim të madh në jetën tonë.
Gazeta The Washington Post”, thotë se pronarët e qenërve kanë më shumë gjasa të martohen dhe të kenë familjen e tyre krahasuar me pronarët e maceve.
Gjithashtu sipas studimeve të kryera së fundmi kanë vërtetuar se 36% e njerëzve që jetojnë me një qen në shtëpi janë shumë më të lumtur krahasuar me 18% e pronarëve të maceve.
Përveç kësaj, të rriturit që kanë një qen mesatarisht ecin 870 milje në vit, gjë e cila lidhet me shëndetin e mirë mendor dhe fizik të tyre.
Me pak fjalë, ka një diferencë në mirëqënien e njerëzve që zotërojnë një qen me ata që kanë një mace në shtëpi.