INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qentë e dallojnë kështu një person të keq

Qentë e dallojnë kështu një person të keq

Publikuar më: 15:19 02-09-2018

Ne e dimë se miqtë tanë të ngushtë mund t’i kuptojnë shprehjet e njerëzve, mund të shfaqin xhelozi, etj.

Ashtu siç ka zbuluar shkenca, duket se qentë mund ta dallojnë edhe personin e mirë nga ai i keqi.

Dhe, posa ta bëjnë këtë dallim, ata sillen ndryshe me dyllojet e personave.

Veç kësaj, hulumtimet sugjerojnë se qentë janë të aftë të nxjerrin konkluzione për besueshmërinë e një personi varësisht nga përvoja, dhe këtë aftësi e përdorin për ta përshtatur sjelljen e tyre dhe për të parashikuar se çfarë mund të bëjë dikush në situatat e ardhshme.

Autori i këtij studimi, Akiko Takaoka, për BBC ka deklaruar se vërtetë që qentë kanë një inteligjencë më të sofistikuar se ç’kemi menduar më parë. Ata mund ta dallojnë një person të keq thjeshtë me nuhatje.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668