INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qentë e “rrezikshëm” do të regjistrohen, në të kundërt penalizime për poseduesit...

Qentë e “rrezikshëm” do të regjistrohen, në të kundërt penalizime për poseduesit...

Publikuar më: 09:40 20-06-2016

Jo në pak raste kemi parë qen të racave të “rrezikshme” pa maska dhe që në disa raste kanë sulmuar njerëzit në rrugë. Për këtë arsye Ministria e Bujqësisë prite të propozojë disa masa.
Masat iu drejtohen personave që posedojnë qen të racave që konsiderohen “agresivë” si pitbull apo rodvajler. Ata mund të dënohen deri në 10 vite burg nëse nuk do përmbushin detyrimet e reja ligjore që priten të miratohen në shtator. Pra ata do të dënohen me gjoba dhe burg nëse nuk i regjistrojnë dhe nuk i pajisin me maska kur dalin në rrugë.
Sanksionet do të nisin nga gjobta që janë nga 5qind deri në 20 mijë lekë deri tek ato më të ashprat me heqje lirie.
Sektori veterinar pranë Ministrisë së Bujqësisë ka nisur punën në lidhje me bazën ligjore për identifikimin dhe regjistrimin e gjithë kafshëve me pronarë. E kjo ka dhe një tjetër qëllim, pasi ata janë një potencialë i mundshëm për t’u kthyer në qen endacak, se një pjesë e mirë e pronarëve, kur iu dalin nga qejfi i lëshojnë në rrugë. Pritet që deri në muajin tetor të kryhen regjistrimet.

Article Logic
Execution time: 0.0033118724822998