INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qentë e rrugës në Durrës janë me 'shkollë e me master'! Ja çfarë thonë të rinjtë...

Qentë e rrugës në Durrës janë me 'shkollë e me master'! Ja çfarë thonë të rinjtë...

Publikuar më: 16:34 23-11-2018

Qentë e rrugës duket sikur kanë zaptuar hapësirat publike, por tashmë jo vetëm ato. Ata kanë filluar të futen dhe nëpër institucione.

“Qentë e rrugës janë me master”, kështu është shprehur një i ri ndërsa ka ngritur si problematikë alarmante praninë e shumtë të qenve pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, gjatë një trajnimi të zhvilluar nga Qendra për Trashëgimi dhe Edukim.

Qentë e rrugës pranë universitetit, por edhe nëpër Durrës kanë tejmbushur shëtitoret. Kjo është një problematikë e hershme sipas të rinjve, e cila nuk po merr zgjidhje. Studentët ndihen të rrezikuar pasi ka dhe raste kur qentë iu sulen nëse kalojnë afër tyre. Ata zënë hapësirat në rrugë, stolat dhe ambientet më të frekuentuara nga studentët e qytetarët.

“Në ambientet UAMD ka mjaftueshëm qen që përbëjnë rrezik për të gjithë studentët dhe qytetarët. Është e vërtetë që është bërë sterilizimi i tyre dhe kur të të kafshojnë nuk do të shkaktohet infeksion. Por, ata nuk ushqehen dhe iu shkojnë nga pas studentëve kur marrin diçka në dorë. Ka raste kur bëhen dhe agresivë”, shprehet një studente gjatë takimit.

Siaps studentëve e vetmja zgjidhje është që t’u shmangen, duke mos kaluar afër tyre. Më herët një student ka ndërmarrë një nismë përmes së cilës u mundësua vaksinimi i disa qenve afër Universitetit, por sidoqoftë prania e tyre përbën shqetësim.


“Një student i Fakultetit të Edukimit bëri një peticion, njëherazi siguroi të gjitha fondet për sterilizimin, vaksinimin, gjithçka. Një student i vetëm e bëri këtë. I njëjti student që u ngrit për vaksinimin e qenve sot po mundohet të bëjë një strehë për këto qen. Sepse ajo është zgjidhja. Kjo problematikë është që kur u hap kampusi prej 5 vitesh. Pra qentë kanë Bachelor dhe Master”, shprehet një tjetër student që vazhdon për Marrëdhënie Publike në UAMD.

Sipas të rinjve e vetmja zgjidhje është që të ngrihet një strehë për ta, sepse është e pamundur që të menaxhohen. Mungesa e ushqimit për qentë ndikon negativisht, pasi rrit mundësinë e tërbimit, që është një rrezik potencial në çdo moment për të rinjtë dhe jo vetëm.

Article Logic
Execution time: 0.0031349658966064