INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qentë e zbulimit  identifikojnë të infektuarit me malarie

Qentë e zbulimit identifikojnë të infektuarit me malarie

Publikuar më: 09:27 30-10-2018

Qentë e zbulimit po trajnohen për të identifikuar fëmijët e prekur nga malaria duke nuhatur çorapet e veshura prej tyre. Shkencëtarët gjetën se qentë e trajnuar kishin saktësi zbulimi të sëmundjes vdekjeprurëse deri në 70 për qind. Studiuesit e Universitetit të Durham në Angli shpresojnë se ky testim mund të përdoret për të diagnostikuar me shpejtësi sëmundjen dhe për të trajtuar pacientët. Ekspertët morën mostrat e aromave të këmbëve nga 175  çorapë najloni. Ato ishin veshur nga fëmijët e moshës nga 5 deri në 14 vjeç nga Rajoni i Lumenjve të Gambias, vend në Afrikën Perëndimore. Një test i thjeshtë i marrjes së mostrës së gjakut në gisht u krye gjithashtu tek të rinjtë për të përcaktuar nëse ata kishin parazitin e malaries në gjakun e tyre. Mostrat e çorapëve u nuhatën nga dy qen të llojit Labrador, të trajnuar për të dalluar aromat e fëmijëve të infektuar me malarie dhe ata pa parazit. Testet e gjakut zbuluan se 30 prej fëmijëve kishin malarie, ndërsa 145 të tjerët nuk ishin infektuar. Qentë kanë identifikuar saktësisht 70 për qind të mostrave të infektuara nga malaria, si dhe 90 për qind të atyre që nuk ishin infektuar. Shifrat tregojnë se ka pasur rreth 216 milionë raste të malaries të përhapura përmes pickimit të mushkonjave vetëm në vitin 2016. Këngëtarja Cheryl Cole është një nga njerëzit e famshëm që ka u diagnostikua me malarie, pasi u infektua kur ishte për pushime në Tanzani në vitin 2010.

Article Logic
Execution time: 0.0037431716918945