INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qentë endacakë, shkaku që Prishtina shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Qentë endacakë, shkaku që Prishtina shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar më: 13:37 27-09-2017

Qentë endacakë shpesh janë bërë temë diskutimi mes qytetarëve, kafshëdashësve dhe qeverisë.

Prishtina së fundmi  e ka kthyer në një problem serioz rritjen e numrit të qenve endacakë  duke  shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme. Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i ka bërë thirrje edhe  kryeministrit të Kosovës,  Ramush Haradinaj në mënyrë që qeveria të  ngrejë gjëndjen e gatishmërisë dhe të gjejë një zgjidhje në përputhje me ligjin.

“Situata me qentë endacakë ka arritur nivelin alarmant. Tash u bënë dy vite që i kam dërguar letra qeverisë e presidencës për ta ngritur çeshtjen ne nivel nacional të sigurisë por nuk kam përgjigje. E kam potencuar se komunat nuk e kanë as mundësinë e as instrumentet me u ballafaqu me këtë dukuri vetë.

Ne nuk mundemi as ta ndryshojmë legjislacionin e as ta zgjedhim problemin vetëm brenda kufijve tonë. Përkundër faktit që ndajmë mjete për çdo vit qe dy herë nuk aplikon askush në shpalljen e prokurimit. AVUK është përgjegjës për vendime edhe kjo Agjenci e nivelit qëndror.

Ne jemi jo vetëm të gatshëm të ndihmojmë por edhe të kontribuojmë financiarisht në zgjidhjen e problemit por nuk mundemi vetë. Po i bëj apel edhe kryeministrit Haradinaj që qeveria ta ngrejë gjendjen e gatishmërisë sepse nuk ka çështje më të rëndësishme për qytetarin. Duhet dhe mund të mobilizohet AVUK, Universiteti i Prishtinës, FSK, organizatat për mbrotjen e kafshëve, komunat edhe secili komunitet por duhet të bëhet tani.

Ne, sot kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në komunën tonë që të mund të marrim vendime të shpejta të kontraktimit në përputhje me ligjin por druajmë se nuk mjafton.

Te punojmë së bashku për të arritur zgjidhje të pranueshme për të gjithë!”, thuhet në deklaratën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844