Dihet që posedimi i një kafshe shtëpiake kërkon angazhim. Shëtitjet e mengjeseve, sakrifikimi i pushimeve verore, kujdei tek veterineri etj.
Megjithatë, të gjitha këto ia vlejnë për shoqërinë dhe dashurinë pa kushte, transmeton Telegrafi.
Disa hulumtime të fundit kanë treguar se lidhja mes qenve dhe njerëzve është më e thellë se ç’kemi menduar më parë.
P.sh., qentë mund të jenë duke u përpjekur të komunikojnë me ne kur bëjnë gjeste të caktuara siç është rrotullimi në dysheme.
Një tjetër studim sugjeron se ata përpiqen të bëjnë mimika të fytyrës për t’u dukur sa më të lezetshëm që është e mundur në mënyrë që ne të bëjmë gjëra për ta.
Ndërkaq tani, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën ‘Learning & Vehavior’, qentë përpiqen t’i ngushëllojnë pronarët kur janë të zemëruar apo pikëlluar.
Sipas këtij hulumtimi, thuhet se qentë janë të aftë ta detektojnë stresin emocional të pronarit dhe nxitojnë të bëjnë diçka për ta rregulluar atë problem.
“Qentë kanë qenë afër njerëzve me mijëra vjet dhe janë mësuar t’i lexojnë ata. Pronarët e qenve gjithashtu tregojnë se mund ta kuptojnë kur e dinë se qentë e tyre i nuhasin ndjenjat që i kanë. Hulumtimet tona vetëm e mbështesin këtë ide dhe tregojnë se kur qentë e dinë se pronari është në telashe, bën çmos për ta ndihmuar”, shkruhet në këtë studim.