Në përgjithësi qentë e duan gjumin, por anjëri prej tyre aq shumë sa Luke.
Ai vrapon për në shtratin e tij çdo natë, në momentin që dëgjon të fiket televizori. Ky është rregulli që ndjek çdo natë topi i leshtë i cili paraqitet në këtë video teksa bën sprint për në shtratin e tij fiks në momentin që e dëgjon të fiket televizori. Videoja e hedhur në internet nga Madison Blakey, nëna e të cilit zotëron Luke-n, tregon sjelljen lozonjare dhe gjumin e gjatë që bën qenushi qimedredhur çdo natë në dhomën e ndenjes. Por, në momentin që ai dëgjon të fiket televizori, “vjen në jetë” menjëherë.
Luke e dashuron gjumin, por ai e di që është orari për të fjetur vetëm në momentin që e dëgjon TV të fiket dhe nxiton për te dhoma. Kështu, çdo natë qenushi i durureshëm, pret qetësisht momentin derisa të fiket televizori, ndonjëherë i shtrirë në një jastëk dhe ndonjëherë i shtrirë jashtë si një rrugicë me qime të gjata. Pastaj, ai dëgjon “zilen e përhershme” të fikjes së televizorit duke e kuptuar menjëherë se është koha për të lëvizur për në shtrat. Gjatë gjashtë netëve të regjistruara nga Madison, Luke bën të njëjtin veprim sapo dëgjon televizorin të fiket nga pronari i tij. Mos ndoshta Luke e ka këtë veprim si një refleks të mësuar nga pronari? Megjithatë, kjo e bën Luke një qen vërtet të veçantë.