Të dielën mbrëma në televizionin “Klan” u transmetua puntata e fundit e “C’est la Vie”. Një nga momentet më të diskutuara të kësaj mbrëmje gala ishte ai kur Marina i tha Big Mamës “qepe gojën”.
“Do të të pushoj nga puna, qepe gojë”, iu drejtua Marina, Big Mamës.
Ky reagim erdhi pas disa batutave të njëpasnjëshme të këngëtares e cila ndërhynte gjatë kohës që moderatorja fliste.
Por ndonëse aty për aty Big Mama nuk tha asgjë, duket se ka vendosur të reagojë së fundmi.
“Pse moj Marina më the ashtu, e kanë vendosur të na futin në sherr, por se kanë parë atë ditë kurrë! Të dua o engjëll, o njeriu më i mirë në botë!”, ka shkruar Big Mama në një status në “Facebook”.