INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qershori muaji i shëndetit të burrave. Ja këshillat e mjekut…

Qershori muaji i shëndetit të burrave. Ja këshillat e mjekut…

Publikuar më: 09:30 25-06-2016

Në muajin e shëndetit të burrave mjekët japin këshilla të vlefshme për ta gjithë meshkujt. Qëllimi është që ata të gëzojnë shëndet të plotë.
“Për nder të Muajit të Shëndetit të Burrave, dua të flas për rëndësinë e të kushtuarit vëmendje ndaj trupit tuaj dhe vizitave të vazhdueshme tek mjeku i përgjithshëm. Nëse jeni të shëndetshëm, një vizitë njëherë në vit është e mjaftueshme, por nëse keni një historik të çfarëdolloj sëmundjeje në familje, nëse keni një problem shëndetësor apo nëse keni pësuar një dëmtim, do t’ju duhej të shkoni më shpesh për trajtim tek një mjek apo specialist. Vizita te mjeku është po aq pjesë e një jetese të shëndetshme sa edhe të ushqehesh shëndetshëm dhe të bësh stërvitje fizike. Nëse keni probleme apo shënja, sidomos nga të mëposhtmet, mos ngurroni të flisni për to dhe të konsultoheni te mjeku.

Dhimbjet e Kurrizit
Qoftë një dhimbje muskuli apo një trysni e mprehtë, dhembja e kurrizit mund të jetë shënja e një problemi shëndetësor serioz. Kjo mund të jetë tregues se ka dëmtim të shtyllës kurrizore apo të muskulit, se janë fillesat e gurëve në veshka, se ka infeksion, se ka enjtje (si artriti) ose madje edhe kancer (kur një tumor shfaqet në shpinë). Instituti Kombëtar i Artritit dhe sëmundjeve Muskuloskeletale e të Lëkurës (në SHBA) rekomandon që të shkoni të vizitoheni te mjeku kur keni dhimbje shpine pas një rënie apo dëmtimi, dhimbje të vazhdueshme që nuk mpaket, mpirje, dhimbje therëse ose dhimbje shpine të shoqëruar me simptoma të tjera si probleme me urinimin, mpirje të këmbëve ose rënie e padëshiruar në peshë.

Mosfunksionim i Ereksionit
Në një pikë të caktuar të jetës, shumë burra përjetojnë mosfunsionim të ereksionit, por nëse është një problem i vazhdueshëm, kjo do të thotë se ka diçka tjetër që nuk shkon. Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni historik familjar të problemeve shëndetësore (ose jeni të rrezikuar nga ato) si sëmundje të zemrës, diabet dhe depresion. Të gjitha këto mund të ndikojnë në aftësinë për të pasur një ereksion.

Shqetësime me Urinimin
Shkoni në tualet pak a shumë shpesh? Sipas Shoqatës Amerikane të Urologjisë, 30% e burrave kanë një fshikëz më aktive se normalja. Konsultohuni me një mjek të përgjithshëm në lidhje me çështje që lidhen me shpeshtësinë e urinimit. Urinimi i shpeshtë mund të jetë shenja e kancerit në prostatë, diabetit ose hiperplasi prostatike (kur prostata zmadhon ose tkurr uretrën ose tubin nga e cila del urina nga fshikëza). Konsultohuni me një urolog për sa u pëket simptomave urogjenitale, nëse vëreni rrjedhje të ulët të urinë, nëse keni vështirësi të nisni të urinoni, nëse keni kullim ose mospërmbajtje të urinës.

Gërhitja
Afërsisht 1/3 e ditës e kalojmë duke fjetur, gjë që është thelbësore për një jetesë të shëndetshme. Gërhitja mund të jetë një bezdisje e vogël për dikë që flen afër jush, por, jeni apo jo të vetëdijshëm, gërhitja mund të ndërpresë edhe programin tuaj të gjumit. Kjo mund të jetë shenjë e ndërprerjes së frymarrjes gjatë gjumit, një çrregullim, i cili është i shpeshtë por i vazhdueshëm, që lidhet me gjumin dhe duhet të trajtohet. Kur ndërprerja e frymarrjes gjatë gjumit përkeqësohet, atëherë rrezikoni te keni tension të lartë, probleme me zemrën dhe diabetin. Nuk jeni të sigurt nëse gërhisni kur flini? Vendosni një regjistrues dhe lëreni gjatë gjithë natës në krah të krevatit dhe kontrollojeni ditën tjetër. Kushtojini vëmendje në veçanti pjesëve ku ndaloni plotësisht së marri frymë ndërsa gërhitni.

Shtim ose Humbje Peshe
Ndryshime të menjëhershme dhe të pashpjegueshme mund të ndodhin kur nuk jeni duke mbajtur dietë. Kjo mund të jetë rezultati i një alergjie, depesioni, çekuilibrim në tiroide ose kancer, prandaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje ndryshimeve të paprituara të peshës dhe të konsultoheni me mjekun.”
Dr. Mehmet Oz/ Huffington Post

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988