INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qese plasmasi për ambalazh? Zbuloni çfarë vendimi është marë

Qese plasmasi për ambalazh? Zbuloni çfarë vendimi është marë

Publikuar më: 14:29 09-05-2018
Gjithçka e blerë pothuaj është në qese plastike, madje edhe ne vetë produktet e përditshme që blejmë i futim në to. Edhe pse rrezikshmëria e përdorimit është e madhe, sërish nuk heqim dorë nga përdorimi i qeseve plastike, madje edhe buka në disa furra është e paketuar me ambalazh plasmasi.
Konsumatrët e mbajnë bukën po në qese të tilla në shtëpi.
 
Po a do ta bënim këtë gjë nëse do ta dinim rrezikun?
Sigurisht që jo. Por një lajm i mirë vjen pasi qeset palstike nëse nuk kanë të dhënat identifikuese nuk do të qarkullojnë më në treg. Qeset plastike mbajtëse, të lejuara për t’u hedhur në treg sipas përcaktimeve të këtij vendimi, mund të ofrohen në pikat e shitjes së mallrave apo produkteve, vetëm kundrejt një pagese të posaçme të identifikuar në faturën apo kuponin tatimor.
 
Vendimi në fjalë përcakton se sistemi i shënjimit dhe identifikimit të ambalazheve të plastikës duhet të përmbajë inicialet identifikuese të prodhuesit, shenjat që përcaktojnë llojin e plastikës, shenjën e adidivit vetshkatërrues te përdorur, datën, muajin dhe vitin e prodhimit si dhe shenjën që qesja është e riciklueshme.
Po veç kësaj çdo ambalazh që ka një kontakt të drejtpërdrejtë me produktin ushqimor, duhet të ketë shenjën përkatëse që është prodhuar për atë qellim. Prodhuesit, importuesit dhe tregtarët duhet të ruajnë këtë informacion për qeset plastike për jo më pak se 36 muaj me qëllim identifikim e atyre që janë në treg, në të kundërt do të penalizohen. 
Për kontrollin periodik, Këshilli i Ministrave ngarkon me përgjegjësi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit së bashku me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit. Por do të pritet nëse do ketë zbatim edhe ky vendim, pasi edhe pse tregëtimi i qeseve plastike u hoq fillimisht nga ambalazhi i bukës, ka ende furra apo markete që e trgëtojnë atë po me qese. 
 
  
 Buke-me-qese-palstike.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055