INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qeset, abuzimet me çmimin/ Vëzhgim i In News në disa pika shitjeje[VIDEO]

Publikuar më: 15:25 22-08-2018

Tregëtarët nuk ndalen së abuzuari me qytetarët. Tani ata po përdorin dhe ligjet. Së fundmi nga një vëzhgim i IN Neës vërejtëm se ata qeset plastike po i shesin me çmime të ndryshme, nga 5 -10 lekë. Janë qytetarët që pohojnë abuzimin. Të gjendur në pamundësinë e mungesës së trastave apo alternativave të tjera kur duan të bëjnë blerje të shpejta, banorët janë të detyruar të paguajnë për qeset me çmimin e përcaktuar nga dyqanet, marketet apo njësitë e tjera të shitjes.

Po dhe qeset e vjetra që konsiderohen të rrezikshme nuk kanë dalë nga përdorimi. Në disa pika shitjeje sidomos në tregje, qeset një përdorimshe vijojnë të shiten. Tregëtarët justifikohen me faktin që i kanë patur gjendje, por ajo që bie në sy është ekspozimi i tyre. Qeveria ka ndaluar prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike një përdorimshe prej muajit korrik. Ndotja e mjedisit ishte arsyeja kryesore në marrjen e këtij vendimi, po me këtë vendim tregëtarët kanë nisur të abuzojnë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426