Që pas largimit nga labeli ku bënte pjesë, Mozzik nuk ka gjetur qetësi. Fillimisht ai dhe vëllai i tij Getinjo shkëmbyen deklarata të njëpasnjëshme me producentët e “On Records” dhe më pas krijuan grupin e tyre “2EUROGANG”.
Mozzik publikoi këngën “MADAM” një dedikim për të dashurën e tij Loredana Zefin, këngë e cila në pak ditë u bë hit për publikun dhe u klikua mbi 7 milion herë, por të gjithë u habitëm kur “Zzap and Chris” e fshinë këngën nga YouTube duke i akuzuar se beat-i është prodhuar nga ata.
Pas këtij veprimi nisën menjëherë akuzat nga të dyja palët të cilët kërcënuan me betejë ligjore, por mesa duket çdo gjë është zgjidhur.
“MADAM” është rikthyer sërish në YouTube dhe këtë Mozzik ua tregoi të gjithë fansave të tij. Ata e pritën shumë mirë këtë lajm dhe nuk mund të mungonin komentet e shumta.
Nuk e dimë nëse janë qetësuar gjakrat, apo i kanë zgjidhur problemet me menyra të tjera, por shijojeni sërish “MADAM”.