INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Qetësohen gjakrat”…nis vendosja e tabelave shqip-greqisht në Finiq [FOTO]

“Qetësohen gjakrat”…nis vendosja e tabelave shqip-greqisht në Finiq [FOTO]

Publikuar më: 13:32 07-05-2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur rivendosjen e tabelave shqip dhe greqisht në bashkinë e Finiqit.

Sonila Qato, Kreu i ARRSH bëri me dije për mediat se të gjitha tabelat e mëparshme do të zëvendësohen me të reja duke theksuar se tabelat e mëparshme nuk ishin në përputhje me kodin rrugor.

Pesë ditë më parë tabelat që vendosi bashkia dhe që më pas u hoqën kishin gjuhë të parë greqishten dhe të dytë shqipe.

Kryeministri Rama por edhe ARRSH u shprehën se tabelat nuk u hoqën për këtë shkak, por për faktin se nuk ishte marrë leje dhe se nuk ishin marrë parasysh parametrat e sigurisë rrugore.

Një ditë më parë ministri i Jashtëm grek tha se kishte marre garanci nga pala shqiptare se tabelat do te rivendoseshin shumë shpejt.

 

tbela.PNG

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166