Çdo artist ka mënyrat e tij të të shprehurit, si kur vjen puna tek muzika ashtu edhe kur bëhet fjalë për t'u revoltuar.
Disa me kërcënime dhe ofendime hapur, disa të tjerë me ëmbëlsinë dhe finesën që i karakterizon. Shembull konkret i kësaj të dytës është këngëtarja Samanta Karavella, e cila përmes një fotoje në Instagram ka treguar se si ndihet ajo sa herë dëgjon thashetheme rreth vetes. E mërzitur dhe e nevrikosur do thoni ju? Hmm jo! Artistja ka treguar se histori të tilla e bëjnë të qeshë, aq shumë sa ndonjëherë i duhet të mbajë duart përpara për ta fshehur. Me siguri edhe ky lajm do ta bëjë Samantën të qeshë, ashtu si shumë të tjerë rreth jetës së saj sentimentale (top secret), por siç sugjeron edhe vetë Sami...#Chillout!