INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qetësohuni vajza, edhe meshkujt përjetojnë periudhën e pakënaqësisë seksuale

Qetësohuni vajza, edhe meshkujt përjetojnë periudhën e pakënaqësisë seksuale

Publikuar më: 14:59 26-06-2017

Ok, vajza.

E dimë se të arrish orgazmën s’është punë e thjeshtë kur je grua. (Jo pika G, jo ajo puna e përqëndrimit, jo hormonet, bla, bla, bla)

Por sa për informacion edhe burrat kanë periudhën e tyre të pakënaqësisë seksuale, ashtu si ju. Nëse mendoni se në fillim të lidhjes ata janë super të eksituar dhe e shijojnë pafund marrëdhënien me një grua të re, e keni gabim.

Një studim i ri tregoi se në fakt, janë vajzat ato që kënaqen më shumë në shtrat në fillim të marrëdhënies. “Dred” bëri një sondazh me 1 mijë amerikanë dhe 1 mijë evropianë lidhur me sesi ndryshon seksi nga fillimi i marrëdhënies me seksin pas disa muajsh marrëdhënie.

Ndërsa 74% e grave thanë se janë të kënaqura me seksin në fillim të marrëdhënies, vetëm 51% e burrave e pohuan këtë. Megjithatë me kalimin e kohës, gjithçka përmbysej: pas 6 muajsh deri në 1 vit kohë, kënaqësia seksuale tek gratë sa vjen e bie kurse tek burrat, sa vjen e shtohet.

Më pas, pasi kalojnë dy vite, kënaqësia seksuale tek gratë pëson një ndryshim të mrekullueshëm: sipas studiuesve, lidhet me atë që më në fund, pas dy vitesh (dy vitesh!) partneri mëson si ta kënaqë në shtrat.


Photo Courtesy of Dred
Dhe si përfundim, pasi ndan shtratin me dikë për 4 vite vijnë kohëra të errëta: kënaqësia seksuale bie këtë herë për të dyja palët. Përse ndodh kjo? S’do shumë mend: gjithçka lidhet me komunikimin. Prandaj është shumë e rëndësishme që çështjet që lidhen me krevatin të diskutohen po aq sa ato që lidhen me punën dhe aktualitetin. Mund të ndikojë por në fund, nuk është rroga ajo që të çon në orgazëm!

Article Logic
Execution time: 0.0019481182098389