Kryeministri i vendit Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim në Has në kuadër të bashkëbisedimit për platformën e bashkëqeverisjes. Rama është pritur me protesta nga disa banorë dhe të rinj të FRPD.
Me pankarta në duar, të rinjtë kanë kundërshtuar vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit si dhe mënyrën si po qeveris Rama.
“Qeveri e drogës”, “Jo taksës së rrugës së Kombit”, “Rinia e Hasit nuk të do”, ishin këto disa prej pankartave të protestës nga të rinjtë e FRPD dhe banorët kundër Edi Ramës.
Sipas PD, forca të shumta policie kanë ndaluar protestuesit të protestojnë në sheshin e qytetit.