INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria angleze humb sfidën e parë për “Brexit”, merret vendimi i rëndësishëm

Qeveria angleze humb sfidën e parë për “Brexit”, merret vendimi i rëndësishëm

Publikuar më: 21:26 01-03-2017

Qeveria ka humbur sfidën, pasi Dhoma e Lordëve, e cila është dhoma e lartë në parlamentin britanik, u ka garantuar shtetasve të BE-së të drejtën për të qëndruan në Britaninë e Madhe edhe pas Brexit. Votimi me 358 pro kundrejt 256 kundër, është humbja e parë e qeverisë rreth Brexit. Megjithatë ministrat mund të ndryshojnë vendimet e tyre, kur projektligji të kthehet përsëri në dhomën e ulët, atë të Komunëve. Ky projektligj do t’i japë kryeministres Theresa May, autoritetin për të filluar Brexit sipas nenit 50-të të Traktatit të Lisbonës dhe të fillojë zyrtarisht negociatat. Amendamenti i mbështetur nga Lordët, kërkon që qeveria të prezantojë propozime të nenit 50-të brenda 3 muajve, për të siguruar qytetarët e BE-së se kanë të drejtën të qendërojnë në Britaninë e Madhe edhe pas Brexit. Por kjo mund të përmbyset, kur deputetët që kanë mbështetur Brexit, të votojnë edhe njëherë në favor të tij. 

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494