INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria bën hap pas për pagat e Vettingut

Qeveria bën hap pas për pagat e Vettingut

Publikuar më: 13:57 09-10-2017

Pak ditë pasi Kuvendi miratoi pagesat për institucionet e Vettingut, qeveria bën një hap pas. Me anë të një vendimi të qeverisë, mësohet se përveç pagës që ligji organik për Vettingun u njeh të gjithë anëtarëve të Komisioneve të Vettingut, me një vendim, ekzekutivi i ka akorduar atyre edhe një shtesë prej 50% të pagës, për vështirësi pune. Ka qenë Ministrja e Drejtësisë ajo që ka bërë publik vendimin e qeverisë.
Etilda Gjonaj:
“Këshilli i Ministrave mori një vendim të rëndësishëm për përcaktimin e pagesës shtesë të të gjithë anëtarëve të institucioneve rivlerësimit, duke i akorduar kështu, shumën shtesë në masën 50% të pagesës mujore të përcaktuar me ligj. Me vënien në dispozicion të godinave dhe infrastrukturës, me miratimin e strukturës, si dhe me shtesën e pagës që ju bë sot të gjithë anëtarëve të komisioneve të Vetting-ut, institucionet e reja janë gati të fillojnë nga procesi, po që sot”.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215