INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria bën një hap më shumë për plotësimin e kushteve të studentëve. Mësoni për çfarë bëhet fjalë

Qeveria bën një hap më shumë për plotësimin e kushteve të studentëve. Mësoni për çfarë bëhet fjalë

Publikuar më: 11:36 14-12-2018

Qeveria shqiptarë ka bërë një hap më shumë për plotësimin e kushteve të studentëve, të cilët janë në ditën e 10 të protestës së tyre. Sot është firmosur marrëveshja ndërmjet qeverisë Gjermane dhe qeverisë shqiptare për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës sipas parimit të efiçiencës energjitike, faza III”.

Marrëveshja u firmos nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë Susanne Schutz.
Sipas ministrit Damian Gjiknuri në qytetin Studenti 1 do të rikonstruktohen 9 godina në total.
Gjithashtu di te firmoset Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin financiar mes Shqipërisë, Gjermanisë dhe Francës në lidhje me programin “Mbështetja e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”

Memorandumi firmoset nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë z.Arben Ahmetaj, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z.Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i bankës gjermane KfW z. Christopf Tiskens dhe përfaqësuesi i Agjencisë Franceze për Zhvillim z. Dominique Hautbergue.
Si dhe Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604