INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria dy ditë mbledhje në Vlorë, ndryshimet e mundshme të ministrave brenda 7 shtatorit

Qeveria dy ditë mbledhje në Vlorë, ndryshimet e mundshme të ministrave brenda 7 shtatorit

Publikuar më: 15:07 25-08-2018

Pak pas mesditës së të shtunës, ministrat dhe drejtuesit e lartë socialistë janë larguar nga ambientet e vilës qeveritare në Vlorë, ku që prej paradites së të premtes kryeministri Rama kishte mbledhur njerëzit e tij.
Të fundit që dolën ishin vet kreu i Qeverisë, së bashku me kryeparlamentarin Ruçi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla.

Kjo treshe mësohet se ka vendosur që mbledhja e Asamblesë Kombëtare socialiste të zhvillohet të premten e 7 shtatorit.

Këtu pritet që Rama të zyrtarizojë vendimin nëse do të ndryshojë ekipin qeveritar, apo do të vijojë ende me të njëjtët njerëz.

Burime nga takimi i Vlorës theksojnë se, Rama nuk ka treguar shenja që të bëjnë të mendosh se kryeministri anon nga ndryshimet, por kreu i Qeverisë ka treguar shpesh se i pëlqen surprizat e momentit të fundit.

Ndryshe nga e premtja, ku mbledhja ishte e fokusuar te mbyllja e analizës së Ministrive, paraditja e së shtunës është fokusuar te çështjet zgjedhore dhe përgatitja e PS-së për garën e ardhshme elektorale.

Në këtë sens, mësohet se në takim ka qenë i pranishëm edhe bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore, Bledi Çuçi, si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që qershorin e ardhshëm do të kërkojë një mandat të dytë.

Article Logic
Execution time: 0.0029938220977783