INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria e Kosovës aprovon aneks-marrëveshjen për demarkacionin[VIDEO]

Qeveria e Kosovës aprovon aneks-marrëveshjen për demarkacionin[VIDEO]

Publikuar më: 12:36 17-02-2018

Qeverisë së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje solemne në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast gjatë mbledhjes qeveritare është aprovuar aneks-marrëveshja për demarkacionin e cila është nënshkruar nga dy presidentët, Thaçi dhe Vujanoviç. Kjo marrëveshje hap rrugën e rishikimit dhe korrigjimit të territorit. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se e njëjta marrëveshje është aprovuar njëzëri dhe nga ekzekutivi. “Si aneks i marrëveshjes së më hershme janë krijuar mundësitë se e drejta e Kosovës në territor të respektohet në tërësi, parlamenti i Kosovës duhet të jetë unik dhe të votojë marrëveshjen me Malin e Zi”-deklaroi kryeministri. Duke theksuar se “kjo marrëveshje ka një element shumë të rëndësishëm, rishikimi dhe korrektimi është substancial, kreu i qeverisë tha se duhet të respektohen gjetjet e trupave punuese të komisioni shtetëror të Kosovës dhe krijimi i trupave të përbashkët mes Kosovës e Malit të Zi. Haradinaj përgëzoi Kosovën për këtë marrëveshje të arritur. “Të gjitha temat të vështira në tavolinë ti zgjidhim duke respektuar të drejtën e Kosovës, marrëveshja e tillë meriton aprovimin e marrëveshjes së tillë, iu urojë gjithë Kosovës të gjithë ata të arritur të vendin tonë që e drejta e Kosovës të zbatohet.”-deklaroi kryeministri para se të hidhte në votim deklaratën. Pas hedhjes në votim Hardinaj deklaroi; “Pra njoftojë se aprovuam deklaratën e përbashkët aneks -marrëveshja e nënshkruar për rishikim dhe korrektim e drejtimit te Çakorrit dhe Kullës”-komunikoi ai. Më tej qeveria e Kosovës si pikë e dytë të rendit të ditës, kishte Pavarësinë e Kosovës, të cilën e nisi me respektimin e të rënëve dhe sakrificën që ata bënë për Kosovën të arritur në ditë e sotme.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098