INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria e Kosovës. Haradinaj negociata me forcat politike

Qeveria e Kosovës. Haradinaj negociata me forcat politike

Publikuar më: 14:21 28-06-2017

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj,  ka nisur bisedimet me partitë dhe deputetët për të formuar Qeverinë e re të Kosovës. Zëdhënësi i Haradinajt, Muharrem Nitaj thotë se finalizimi i marrëveshjes do të bëhet pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.  Haradinaj kandidat për kryeministër i koalicionit PAN që mori më shumë mandate se koalicionet dhe partitë në garë, po bisedon me partitë dhe me deputetët për të krijuar shumicën qeverisëse.  “Koalicioni që merr vendin e parë ka të drejtën që ta krijojë Qeverinë. Në një situatë të tillë ndodhet edhe  Haradinaj i cili po bisedon edhe me formacione politike, me parti politike, por edhe me deputetë”-tha zëdhënësi i Hardinaj. Nitaj bën të ditur se ata nuk janë duke biseduar vetëm për të pasur numra minimalë për ta formuar Qeverinë, por thotë se janë duke punuar që ta kenë një qeveri me një numër të konsiderueshëm për funksionimin e Qeverisë. Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme më 11 qershor, pasi Qeveria Mustafa u rrëzua pas nocionit të mosbesimit të votuar në Parlament.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043