INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria e Kosovës liron nga taksa 100%, 2 milionë euro produkte

Qeveria e Kosovës liron nga taksa 100%, 2 milionë euro produkte

Publikuar më: 09:09 17-01-2019

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin përjashtohen nga taksat mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina që janë importuar deri me datë 21 nëntor 2018, dhe janë gjetur nën procedurat doganore me regjim të pezulluar lirohen nga taksa 100 për qind.
“Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin me të cilin lirohen nga taksa mallrat me origjinë nga Serbia dhe BeH, të cilat janë importuar para vendimit deri me datë 21.11.2018, por të cilat i nënshtrohen tarifës prej 10 përqind”-shkroi në facebook kryeministri Ramush Haradinaj. Sipas të dhënave të raportit të cilin Ministria e Financave ia ka përcjellë kabinetit qeveritar e të siguruar nga Kallxo.com, rezulton se vlera e mallit që nuk do t'i nënshtrohet taksës doganore prej 100% kap shifrën mbi 2 milionë euro. “Mallra-stoqe me origjinë nga Serbia dhe Bosnja me datë 11.01.2019 janë ne vlerë prej 2,071,981.84 €, taksa të pezulluara 431,235.88 €. Mallra këto të importuara para datës 21.11.2018, vendimi 01/76 datë 21.11.2018 për masën mbrojtëse prej 100%”, thuhet në këtë raport. Këto mallra kanë afat qëndrimi në depo doganore 1 vit nga data e depozitimit aty. Sipas kriterit të licencimit për depo doganore është paraparë që çdo mall në import me regjim në depo doganore të shkarkohet brenda një viti nga data e importit, përveç rasteve të veçanta.

Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602