INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria e Kosovës: Vrasja e Ivanoviç sfidon sundimin e ligjit

Qeveria e Kosovës: Vrasja e Ivanoviç sfidon sundimin e ligjit

Publikuar më: 10:55 16-01-2018

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj vrasjes së kryetarit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, në Mitrovicë.

Përmes një reagimi zyrtar , Qeveria ka deklaruar se kjo vrasje e sfidon sundimin e ligjit.

Ata kanë bërë thirrje që qytetarët të bashkëveprojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit, si dhe ka kërkuar nga mekanizmat e sigurisë që të kapin sa më shpejtë autorët e krimit.

Ky është reagimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se akti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit sfidon sundimin e ligjit dhe çdo përpjekje për të vendosur rendin në gjithë territorin e Kosovës.

Dhuna është e papranueshme pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt drejtohet.

Qeveria fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915