INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qeveria e re kosovare. Nuk ka ende një marrëveshje për krijimin e saj [VIDEO]

Publikuar më: 14:52 07-07-2017

Kur mbeten edhe tre javë kohë deri në thirrjen e seancës parlamentare të Kuvendit të Kosovës ende nuk ka marrëveshje për krijimin e qeverisë së re. Nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, presidenti ka afat prej 30 ditësh që të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, por asnjë koalicion apo forcë politike nuk ka siguruar votat e duhura. Zyrtarët e partive i kanë bërë thirrje presidentit që të mos e vonojë thirrjen e kësaj seance edhe pse deri tani ende nuk ka një marrëveshje midis koalicioneve apo partive politike. Koalicioni PDK-AAK-Nisma udhëheq me më shumë mandate dhe ka të drejtën e krijimit të qeverisë. Përfaqësues nga ky koalicion shprehen se i kanë votat e duhura . Sipas PAN, deputetë nga partitë e tjera do ta votojnë Haradinajn për kryeministër. Ky koalicion me 39 deputetë nuk mund të formojë i vetëm qeverinë prandaj ka zgjedhur të bisedojë individualisht me deputetë, ndërkohë që nuk ka asnjë bisedë zyrtare me partitë e tjera.  Lëvizja Vetëvendosja po shpreson që koalicioni mos të arrij në formimin e numrave të duhur në mënyrë që mandati për krijimin e qeverisë ti kalojë kësaj partie, pasi  u rendit forca e dytë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Article Logic
Execution time: 0.0033519268035889