INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qeveria e re maqedonase. Shqiptarët do të marrin tetë ministri dhe zv.ministra [VIDEO]

Publikuar më: 15:28 25-05-2017

Kabineti i qeverisë së re të Maqedonisë është drejt finalizimit. Deklarata është bërë nga deputeti i BDI-së Artan Grubi. Për partitë shqiptare janë rezervuar 8 ministri, të cilat do të ndahen midis BDI, Lëvizjes BESA dhe Aleancës për shqiptarët dhe 10 poste ministrore për LSDM -në.  Kabineti qeveritar i drejtuar nga Zoran Zaev përmban katër poste zëvendësministrash nga të cilat ajo e Zëvendëskryeministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve do të jetë për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).  Posti tjetër i zëvendëskryeministrit të eurointegrimit është duke u diskutuar midis AA, BESA dhe LSDM. Lëvizja BESA deri tani ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar nëse do të bëhet pjesë e qeverisë apo jo.  Është ende me pikëpyetje zëvendëskryeministri i Ekonomisë, ndërkohë që posti i katër do të mbahet prej LSDM. Ndërkohë Ahmeti tha se “BDI do të drejtoje të 5 ministritë të cilat i kishte deri tani”. Nga Brukseli Zoran Zaev deklaroi se bisedimet do të mbyllen deri në fund të javës  dhe se propozimi për Qeverinë do të paraqitet në Kuvend. Sipas tij në fillim të seancës së ardhshme duhet të ketë Qeveri të re.

Article Logic
Execution time: 0.0039927959442139