INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria e re, Rama zhvillon mbledhjen e parë në Vlorë

Qeveria e re, Rama zhvillon mbledhjen e parë në Vlorë

Publikuar më: 10:15 28-08-2017

Një ditë pasi njoftoi zyrtarisht në Asamblenë Kombëtare të PS-së përbërjen e qeverisë së re, kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasdite në Vlorë kabinetin e ri.

Takimi do të jetë informal dhe në të do të diskutohet organizimin e strukturave të reja, drejtoritë dhe kompetencat e tyre.

Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe përcaktimi i afateve për zbatimin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Ky takim vjen një ditë pasi nga Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama bëri publik dhe emrat e 13 ministrave dhe zv/kryeministres me të cilët do të qeverisë në mandatin e dytë.

Article Logic
Execution time: 0.0041928291320801