INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria fal taksa e gjoba, biznesi i rregullt kritik

Qeveria fal taksa e gjoba, biznesi i rregullt kritik

Publikuar më: 16:08 22-02-2017

Qeveria me 91 miliardë lekë, vetëm pak muaj para zgjedhjeve vendos të falë gjobat dhe kamatvonesat nga dhjetori 2010 e më parë. Janë disa kategori që përfitojnë nga bizneset deri tek drejtuesit e automjetve. Sot drafti u miratua dhe pritet që të nisin dhe diksutimet në kuvend. Po nuk kanë qënë shumë dakort një pjesë e palës së biznesit.
Përfaqësuesja e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Alketa Uruçi tha se: “Është një projektligj që i shqetëson anëtarët e 'AmCham' dhe mendoj se ka një problematikë. Përsëritja e amnistive fiskale mendoj se favorizon vetëm tatimpaguesit që nuk i paguajnë detyrimet e tyre, aq më tepër kur ligji për amnistinë fiskale shprehet se do të përfitojnë nga kjo amnisti vetëm ata tatimpagues që heqin dorë nga proçedurat gjyqësore në proces”,.
Aktualisht evazionin më të lartë e kanë shënuar tregtia, farmaceutika, këngëtarët, muzikantët, e artet vizuale.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271