INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria greke deklaron: 'Nuk mbajmë përgjegjësi për zjarrin!', reagojnë banorët na latë të digjeshim [VIDEO]

Qeveria greke deklaron: 'Nuk mbajmë përgjegjësi për zjarrin!', reagojnë banorët na latë të digjeshim [VIDEO]

Publikuar më: 11:20 27-07-2018

 Banorët e prekur nga tragjedia që goditi Greqinë kanë drejtuar gishtin nga qeveria se përse nuk reagoi në kohë, pasi sipas tyre vonesa e tyre e rëndoi dhe më shumë situatën.

Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, ishte i pari qeveritarë që vizitoi fshatin e Mati pas tragjedisë.

Në një takim me banorët ata i kanë kërkuar llogari se pse qeveria vonoi aq vonë.

"Na latë të digjemi të gjallë, na latë në mëshirë të zotit", deklaron një banorë

Por ministri nuk e pranon vonesën e forcave të shpëtimit.

Por një vajzë ndërhynë dhe duke qar i thotë që forcat e ndihmës janë vonuar pasi ajo ka pritur 6 orë në det duke pritur dikë ta ndihmojë.

Megjithatë në një reagim për mediat qeveria ka reaguar duke deklaruar se nuk mbanë përgjegjësi për zjarrin e rënë pasi sipas tyre, është një vepër e disa kriminelëve, dhe ndërtimi i banesave nga banorët e zonës pa leje ndërtimi ka bërë që terreni të jetë i vështirë dhe për zjarrfikësit që të ndërhyjnë.

4928.jpg

Gjithashtu temperaturat e larta dhe era ka qenë një ndihmesë për zjarrin që të përhapet në mënyrë të shpejtë, pa mundur që zjarrfikësit ti bëjnë ballë.

Megjithatë fjala e fundit dot të thuhet sot pas mbledhjes qeveritare.

_102698271_26c5a490-4ba4-467e-89a7-fb5cf5ca161f.jpg

Deri tani raportohen më shumë se 84 viktima, numër i cili pritet të rritet se me dhjetëra të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.

Numri i të lënduarve është 180 ku 11 prej tyre po luftojnë me jetën.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0042459964752197