INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria greke në krizë? Jep dorëheqjen dhe një tjetër ministër[FOTO]

Qeveria greke në krizë? Jep dorëheqjen dhe një tjetër ministër[FOTO]

Publikuar më: 12:28 13-01-2019

Në qeverinë greke muajt e fundit kanë nisur problemet. Analistët e mendojnë se qeveria ka hyrë në krizë të re. Mësohet se Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka dhënë dorëheqje, kurse partia që ai drejton “Grekët e Pavarur”, është larguar nga koalicioni qeveritar.

Ministri Kamenos nuk ka qënë në një mendje për disa çështje me qeverinë. Veçojmë këtu atë kundër marrëveshjes së Prespës për emrin e ri të Maqedonisë.
Kamenos u bë shkak edhe për largimin e ish-ministrit të jashtëm Kotsias rreth dy muaj më parë.
Pas dorëheqjes ka reaguar Kryeministri i Greqisë, i cili tha se me Kamenos edhe pse i ndanin partitë që përfaqësonin kanë patur një bashkëpunim të ndershëm. Më pas ai ka emëruar Ministër të ri të Mbrojtejes, Vangjelis Apostolakis. Ai ka mbajtur më parë pozicionin e Kreut të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helene.

FOTO: Ministri i ri i Mbrojtjes, Vangjelis Apostolakis

vannnn.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262