INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qeveria hap rreth 1.300 vende pune! Të favorizuar studentët ekselentë[VIDEO]

Publikuar më: 11:04 24-01-2019

Qeveria ka vendosur që të punësojë në administratë 1.335 punonjës me kontratë të përkohshme për vitin 2019. Është përllogaritur që 803 vende pune te jenë për studentët ekselentë. Të cilët sipas paktit për universitetin nuk do të kenë nevojë për të konkuruar në Departamentit të Administratës Publike.Vendet e punës janë hapur në Kryeministri, Kuvend, në disa ministri dhe tek agjencitë shtetërore.

Më konkretisht do punësohet 1 inspektor pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, 28 specialistë pranë Kryeministrisë, 4 specialistë të sekretariatit teknik të Komisionit të Dhënies së Dëshmisë të Statusit të Naftëtarit, për 1 specialist në Ministrinë e Jashtme, 3 specialistë në Departamentin e Administratës Publike, 5 specialistë në Drejtorinë e Dëmshpërblimit të ish- të Përndjekurve Politikë dhe 1 punonjës protokoll-arkivi në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ndërkaq pjesë tjetër do të punësohet pranë agjencive të ngritura nga qeveria.

Article Logic
Execution time: 0.0047061443328857