INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria heq nga detyra prefektin e Lezhës. A ka lidhje “sherri” mes tij e Eduard Ndocaj?

Qeveria heq nga detyra prefektin e Lezhës. A ka lidhje “sherri” mes tij e Eduard Ndocaj?

Publikuar më: 15:34 10-02-2016

Vetëm dy ditë pas një “sherri” virtual me mesazhe në celular mes deputetit Ndocaj dhe Prefektit të Lezhës, Altin Jaku, qeveria vendos shkarrkimin e këtij të fundit nga detyra dhe në mbledhjen e qeverisë e ka zëvendësuar atë me një tjetër Eduard, me Eduard Ndreca. A ka lidhje të drejtëpëdrejtë me këtë arsye shkarrkimi i Jakut kjo nuk është sqaruar, por nuk është sqaruar as arsyeja zyrtare se përse bëhet ky ndryshim në Prefekturën e Lezhës…

Ja vendimi:

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z. Eduard Ndreca emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”

Jaku dhe Ndocaj u përshfinë në një konflikt përmes sms-ve. Fillimisht ishte “kaubojsi” që pretendonte se ishte kërcënuar nga prefekti Jaku. Po Jaku e mohoi duke bërë publike në Facebook edhe një pjesë të bisedës së shkëmbyer me Ndocajn.

Article Logic
Execution time: 0.0032839775085449