INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria i kalon Bashkisë së Tiranës truallin e Parkut Rinia për parkim nëntokësor

Qeveria i kalon Bashkisë së Tiranës truallin e Parkut Rinia për parkim nëntokësor

Publikuar më: 18:05 20-04-2016

Mjedisorët e Tiranës për shumë vite kanë  rekomanduar parkingjet nën e mbitokësorë në Tiranë, si një mënyrë për të liruar trafikun, por nuk u shkonte ndërmend që kjo do të bëhet duke sakrifikuar parkun e vetëm në qendër të Tiranës dhe lulishtet e tjera të pakta në zonën e qendrës.

Këshilli i Ministrave, ka vendosur sot nëpërmjet një vendimi të marrë, që ti kalojë në pronësi Bashkisë së Tiranës, zonën e parkut Rinia për të ndërtuar një parking nëntokësor.

Aktivistë të shoqërisë civile, politikanë të opozitës dhe qytetarë të ndryshëm kanë protestuar, për shkak se i druhen impaktit negativ që një ndërtim i tillë mund të ketë në mjedis.

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama, ka ngarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe kryeregjistruesin e Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Article Logic
Execution time: 0.0026679039001465