INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria i përgjigjet deputetes pasi bëri thirrje që ruset mos kenë marrëdhënie me të huajt

Qeveria i përgjigjet deputetes pasi bëri thirrje që ruset mos kenë marrëdhënie me të huajt

Publikuar më: 12:03 15-06-2018
Kampionati Botëror sapo ka filluar, ndërsa në Rusi janë ngritur shqetësime të tjera rreth turistëve. Rusia 2018 do të presë miliona të huaj në shtetin e Putinit, për këtë arsye një deputete ka kërkuar nga gratë ruse që të mos kenë marrëdhënie seksuale me të huajt. Sot ka reaguar qeveria me një mesazh. Ka qenë zëdhënesi i Presidentit Rus, Dimitri Peskov, që ka reaguar ndaj shefes së Komitetit të Familjes, Grave dhe Fëmijëve, Tamara Planteva. Ai në mesazhin e tij ka pohuar se do të jenë gratë ruse që do të vendosin vetë se me kë do të krijojnë lidhje dhe me kë jo.  Deputetja ruse i ka kërkuar grave të shtetit të saj ditën e djeshme që të evitojnë kontaktet intime me të huajt. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109