INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës

Qeveria i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës

Publikuar më: 09:52 03-09-2018

Qeveria tenton kompromisin dhe dialogun me opozitën që në ditën e parë të fillimit të punimeve të kuvendit. Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, tha se mazhoranca është e gatshme për dialog dhe komunikim me opozitën. Megjithatë Balla tentoj të japë një përgjigje edhe për akuzat e ngritura në drejtim të tij dhe qeverisë, për të cilat tha se për shpifjeve nuk mund t'u japin përgjigje.
Taulant Balla:
“Nuk mund të humbi kohë dita ditës me tre konferenca për shtyp shpifjesh të PD apo pjesëve të tjera të opozitës. Për ne gjithë vëmendja duhet të jetë tek njerëzit që na kanë votuar dhe tek ata që na kanë dhënën nderin për të qeverisur vendin. Por sigurisht, për PS dialogu dhe komunikimi me opozitën është thelbësore. Përveç shpifjeve për të cilat nuk mund të japim përgjigje, për çdo çështje tjetër dhe ka plot çështje të tjera për të cilat ne kemi të gjitha mundësitë të zhvillojmë një dialog konstruktiv në dobi të integrimit europian të vendit, në dobi të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit”.
Sesioni i shkuar kuvendor u mbyll me debatin ëpr shkollën e magjistraturës. I pyetur për ligjin për shkollën e Magjistraturës, Balla foli për dialog konstruktiv.
Taulant Balla:
“Është një çështje që jemi të gatshëm në çdo moment të zhvillojmë dialog dhe gjetjen e një zgjidhje e cila bën të mundur vijimin e një organizmi të rëndësishëm përgatitor për të furnizuar sistemin e drejtësisë me prurje të reja që garantojnë cilësi dhe integritet publik të prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj. Jemi të gatshëm të dialogojmë konstruktivisht me përjashtim të shpifjeve që nuk kemi çfarë tu bëjmë”.

Article Logic
Execution time: 0.0038309097290039