INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria jep zgjidhje për punësimin e jetimëve. Ja si…

Qeveria jep zgjidhje për punësimin e jetimëve. Ja si…

Publikuar më: 10:55 04-02-2016

Një vendim i fundit i qeverisë pritet të zgjidhë të paktën problemin e punësimit tek shtresa e jetimëve. Sipas vendimit të gjithë punëdhënësit, që do të marrin në punë jetimë do të përfitojnë rreth 9 pagat e para mujore për këta persona nga fondi i buxhetit të shtetit. Ky vendimi shkon për punëdhënësit, që punësojnë persona nën 30 vjeç, që kanë statusin e jetimit dhe kështu do të kompensohen 9 paga me vlerë e pagës minimale, 22 mijë Lekë. Po për punëdhënësit vihet dhe një kusht, që duhet t’i ofrojë punëkërkuesit një kontratë të paktën për 21 muaj.
E nëse punëdhënësi prish kontratën në mënyrë të njëanshme, atëherë duhet të kthejë mbrapsht të gjitha përfitimet, së bashku me interesat, sipas normës bazë të interesit të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.001835823059082