INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria: Jo kampe për ISIS [VIDEO]

Qeveria: Jo kampe për ISIS [VIDEO]

Publikuar më: 17:26 12-06-2018

Së fundmi në media qarkulloi lajmi se në Shqipëri po ngiheshin kampe për pritjen e ish-luftëtarëve të ISIS, e më pas foli edhe opozita.

Ditën e sotme në emisionin radiofonik “Sokol Balla Live” në IN Radio 105.7, në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me Gjeneralin Sandër Lleshi, Këshilltarin e Çështjeve të Sigurisë, u diskutua pikërisht kjo çështje.

“A ka ndonjë plan të qeverisë shqiptare, sekret apo jo, në koordinim apo jo me ndërkombëtarët, por në rradhë të parë edhe me miratimin e opinionit publik për ngritjen e bazave të tilla në Shqipëri, si qëndron e vërteta”, është pyetur zoti Sandër nga gazetari i njohur Sokol Balla.

Sipas Lleshit, e vërteta e vetme lidhur me këtë çështje është një gënjeshtër e madhe, një mashtrim i mirëfilltë. Ai u shpreh se nuk ka asnjë të vërtetë që lidhet me ngritjen e kampeve për ish-luftëtarë apo terroristë në territoret e Shqipërisë.

Pra për Gjeneralin, çdo gjë është krijuar thjesht për të bërë zhurmë!

Madje për të zhdukur terrorizmin si nga mendjet e njerëzve, është hapur edhe një qendër kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

“Qendra është një institucion i vogël koordinues i cili synon të bashkërendojë punën e ministrive për të zbatuar strategjinë tonë kundër ekstremizmit”, është shprehur zoti Lleshi.

Sipas tij kjo qendër është e fokusuar kryesisht në edukimin e të rinjve nëpër shkolla, në marrëdhënie me komunitetet fetare, në marrëdhënie me bashkësitë lokale të margjinalizuara grupet sociale të margjinalizuara dhe me idenë e parandalimit të ekstremizmit ose terrorizmit.

“Pra nuk merret me terroristë por me njerëz të brishtë ndaj përpjekjeve ekstremiste, për t’i mbrojtur vaksinuar”, është shprehur Sandër Lleshi.

Ndërsa i pyetur si individ nëse duhet t’i pranojmë emigrantët në Shqipëri Xhenerali u përgjigj: “Unë si shqiptar, kur them këtë flas si individ, jashtë funksionit. Ne jemi popull me histori migratore dhe kemi ofruar valë migracioni të mëdha drejt vendeve tjera dhe kemi humbur shumë popullsi për shkak të emigracionit, përderisa jemi popull që lëvizim, është e natyrshme, e logjikshme, njerëzore që të presësh të tjerë. Pra dhe ky qëndrimi ynë refraktarë që vetëm japim emigrant, por nuk jemi të gatshëm të marrim meriton një reflektim të gjerë shoqërorë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041439533233643