INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria

Qeveria "jo korrekte", nervozon Erjon Braçen…

Publikuar më: 11:01 31-05-2016

Deputeti socialist, Erion Braçe nuk duron dot mungesën e korrektesës edhe kur bëhet fjalë për drejtuesit e qeverisë së tij. Ai i nervozuar ka publikuar dhe një foto, ku sqaron se ka 20 minuta, që pret zëvendësministrat për të nisur komisioni, që ai drejton.
“I gjithë Komisioni i Ekonomisë ka 20 minuta, që pret Qeverinë! Janë aq zëvendësministra sa nuk dinë me çfarë merren, por në Kuvend nuk vijnë, në orar jo e jo.”
Dikush madje i shkruan: “Për të qeshur e për të qarë’’.
E Braçe me sa duket me përgjigjen që jep u jep e një mesazh tjetër zëvendësministrave kur shkruan: ‘’Jo mo pse te qaj? Mbyll mbledhjen dhe aq!’’

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555