INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria ‘josh’ popullsinë. Çiftet që lindin fëmijën e tretë do të shpërblehen me tokë falas

Qeveria ‘josh’ popullsinë. Çiftet që lindin fëmijën e tretë do të shpërblehen me tokë falas

Publikuar më: 11:08 30-10-2018

Italia ka gjetur një mënyrë interesante për të tërhequr çiftet italiane që të lindin më shumë se dy fëmijë. Manovra e qeverisë për të shtuar popullsinë duket mjaft e gjetur. Në draftin e ri të manovrimit qeveria italiane përcakton se do të jap tokë falas për familjet që lindin fëmijën e tretë. Por si do të funksionojë dhënia e tokës? Parashikohet që pronat shtetërore të jepen me koncesion për 20 vjet për çiftet që lindin fëmijën e tretë në vitin 2019, 2020 ose 2021. Terreni do të jetë përdoret pa paguar asgjë për dy dekada. Kjo është një nga masat "për të favorizuar rritjen e popullsisë". Gjithashtu parashikohet dhënia e hipotekave deri në 200 mijë euro me një normë interesi zero për familjet që blejnë shtëpinë aty pranë tokës. Për këtë qëllim, do të ndahen 50% të tokës bujqësore që i takojnë shtetit që nuk mund të përdoren për qëllime të tjera dhe 50% e zonave të braktisura ose të pa kultivuara të Italisë Jugore.

Article Logic
Execution time: 0.0030720233917236