INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria kthehet në punë

Qeveria kthehet në punë

Publikuar më: 14:51 22-08-2016

Pasi lajmëroi se mbylli zyrtarisht pushimet verore, Kryeministri Edi Rama i është rikthyer detyrës. Këtë të hënë shefi i qeverisë ka nisur zyrtarisht punën, duke zhvilluar takime të posaçme me ministrat e kabinetit qeveritar.
Ai ka mbledhur gjatë paradites disa nga Ministrat e kabinetit qeveritar.
Në Kryeministri kanë mbërritur këtë të hënë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ajo e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ajo e Kulturës Mirela Kumbaro.
Mësohet se mbledhja e Qeverisë do të zhvillohet si zakonisht çdo të mërkurë.
Ministrave të kabinetit iu la kohë pushimi që prej datës 5 gusht dhe pritet që këtë të mërkurë i gjithë kabineti, përveç Ministrave që janë në vizita zyrtare, do të jenë të pranishëm në mbledhjen e Qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033149719238281