INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria “kursen” paratë e të varfërve

Qeveria “kursen” paratë e të varfërve

Publikuar më: 10:25 16-05-2018

Qeveria ka ulur ndjeshëm numri e përfituesve të ndihmës ekonomike dhe për pasojë ka kursyer më shumë para. Skema e re e pikëzuar që në fakt nuk u sqarua asnjëherë se me sa pikë s’merrje më ndihmë ekonomike është përfolur nga ekspertë si e dështuara në një kohë, që të varfër në vendin tonë ka shumë më shumë se ata që marrin “pagesën e varfërisë”. Mos qeveria do të kursejë në kurriz të të varfërve? Mësohet se shpenzimet për fondet e ndihmës ekonomike pësuan ulje me 3.8% në tremujorin e parë të 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, pasi mbi 20 mijë familje u nxorrën nga lista e pagesave.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për tremujorin e parë, u shpërndanë si ndihmë ekonomike për familjet e varfëra 4.4 miliardë lekë me një kursim prej më shumë se 1.3 milionë eurosh në krahasim me vitin e kaluar.
Edhe Avokati i Popullit, ka kërkuar llogari për sistemin e përfitimit të ndihmës ekonomike, pasi ka vlerësuar se modeli i ri ka krijuar konfuzion dhe shqetësim të madh për qytetarët.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271