INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria me dorë të hekurt ndaj informalitetit, mbyllen bizneset në pikun e sezonit turisitik

Qeveria me dorë të hekurt ndaj informalitetit, mbyllen bizneset në pikun e sezonit turisitik

Publikuar më: 08:45 19-07-2019

Qeveria ka nisur aksionin kundër informalitetit me dorë të hekurt. Edhe pse është sezon pushimesh ku biznesi është në periudhën më të mirë, ata që nuk lëshojnë kuponin tatimor përballen me pasoja të rënda. Prej tre ditësh, kryeministri Edi Rama e nis ditën duke postuar një biznes të cilit i është vënë shiriti i bllokimit.

Edhe sot ai ka zgjedhur të publikojë foto të bizneseve të bllokuara, ndërsa shkruan se moslëshimi i kuponit klientit, sjell pasojën ligjore të mbylljes së aktivitetit për një muaj.
"Stop informalitetit. Moslëshimi i kuponit klientit, sjell pasojën ligjore të mbylljes së aktivitetit për një muaj! Zero tolerancë në luftën me informalitetin, që cënon konkurencën, konsumatorin dhe shtetin", shkruan kreu i qeverisë.

kunder_informalitetit.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033698081970215