INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria merr vendimin  e zgjidhjes për  kompensimin e  pronave

Qeveria merr vendimin e zgjidhjes për kompensimin e pronave

Publikuar më: 14:09 24-03-2016

Qeveria ka marrë vendimin dje për caktimin e rregullave dhe proçedurave mbi vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave  gjithashtu edhe për mënyrën se si do të funksionojë Agjencia e Trajtimit të Pronës. Që nga dita e sotme nis kompensimi i tokave për pronarët në para apo fizikisht dhe për këtë qeveria ka vënë në dispozicion fondin e 24 milionë dollarëve dhe 23 mijë ha tokë bujqësore me të cilat do të bëhet ky kompensim për ata që kanë zënë tokën.  Do të kompensohen në vlerën e 70% të tokës, pronarët, toka e të cilëve është prekur nga ndërtimet pa leje në proçes legalizimi.  Ndërkohë do të kompensohen në vlerën e 70 % të tokës pronarët, toka e të cilëve është prekur nga ndërtmet pa leje në proces legalizimi.

Zgjidhja për 26 mijë vendime të pavlerësuara

 Qeveria gjithashtu i ka dhënë zgjidhje edhe 26 mijë vendimeve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave  të pavlerësuara të cilat deri dje nuk kanë patur zgjidhje. Për këto vendime do përcaktohet statusi ekonomik dhe vlerësimi i tyre financiar.

“23 mijë hektarë tokë bujqësore është e gatshme për t’u vënë në dispozicion si fond kompensimi fizik për të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve është e zënë dhe shteti dhe ligji iu ka borxh që t’u japë diçka dhe 23 mijë hektarë tokë janë gati”tha dje Manjani.

11 mijë aplikues

11 mijë qytetarët e Republikës së Shqipërisë të cilët kanë aplikuar në vite në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nëpërmjet dosjeve për të marrë pronën e tyre , nga sot nis trajtimi i dosjeve të tyre për të marrë pronën përkatëse. Tani, edhe këto  11 mijë qytetarë do të kenë informacion publik që sot në faqen zyrtarë të internetit si fillim  të Agjencisë së Trajtimit të Pronës. Personave të cilëve iu duhet që të aplikojnë iu nevojitet një dokument origjine dhe një hartë të pretenduar se ku gjendet prona   si dhe një kërkesë në Agjencinë e Trajtimit të Pronës. Agjencia do të shkojë t’i verfifikojë. Përsa i përket kompensimit të tokave të zëna nga ndërtimet pa leje, Manjani sqaroi: “Për pronarët prona e të cilëve është e zënë nga ndërtimet pa leje, duke nisur nga sot fillon kompensimi, pra, kthimi i parave të pronës së zënë në masën 70%,“sepse kaq para kemi mbledhur dhe mbesim me angazhimin që 30%-shi i mbetur të jetë i mbyllshëm, apo i sqarueshëm deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, por në varësi të ecurisë së procesit të legalizimit edhe më shpejt mund të jetë e arritshme”.

Këshilli i Ministrave më 23 Mars 2016, miratoi 2 vendime:

1“Vendim për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës” (ATP)

2- “Vendim për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës  e të kompensimit të saj”

“Vendimi  për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësismin dhe shpërndarjen e fodnit financiar e fizik për kompensimin e pronave”.  Për këtë çështje ATP-ja publikon në faqen zyrtare periudhë 45- ditore, informacionin për pronën që do të përdoret për kompensim fizik dhe gjatë kësaj periudhe, pret kërkesa nga subjektet që disponojnë vendim përfundimtar kompensimi. Pasi përfundon afati 45- ditor. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve, shpall subjektin përfitues që e cili ka aplikuar, sipas ofertës më të lartë ose, në rastet kur ndodh të ketë oferta të barabarta, prioritet do të kenë vendimet përfundimtare të cilat janë edhe më të vjetra.

Në rastet kur vlerësimi i vendimit përfundimtar për tokën truall rezulton se pjesa e mbetur është deri në 5% më e madhe se vlera 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, atëherë subjekti kompensohet për të gjithë vlerën, në rastet kur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar rezulton se pjesa e mbetur është më e madhe se 5% mbi vlerën 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, atëherë subjekti, për diferencën mbi 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, kompensohet fizikisht, nga fondi i tokës.

Si do të bëhet vlerësimi i pronës?

Vlerësimi financiar i pronës së njohur për kompensim bëhet në bazë të zërit kadastral që ka patur prona në kohën e shpronësimit, duke u bazuar në hartën e vlerës. Në bazë të VKM-së thuhet se vlera e aksioneve, obligacioneve, kompensimit financiar apo çdo lloj kompensimi tjetër që subjekti ose trashëgimtarët e tij kanë përfituar më parë, do të zbritet nga shuma e përllogaritur për kompensim.

Në raste të tjera, pra për vendimet përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit, që janë të përcaktuara me vlerë dhe ende të pa ekzekutuara, ATP-ja do të bëjë vlerësim financiar të tyre, duke i shtuar vlerës së përcaktuar indeksimin sipas vlerës zyrtare të inflacionit dhe interesin bankar, bazuar në mesataren vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë deri në datën 24.2.2016.

Në rastet kur evidentohen mbivendosje të së drejtës për kompensim, ATP-ja vlerëson vendimin për kompensim dhe vijon procedurat për ekzekutimin e tij në pjesët që nuk kanë mbivendosje. Për pjesën që është me mbivendosje, agjencia depoziton vlerën përkatëse në një llogari të veçantë bankare të saj, e cila, pas zgjidhjes përfundimtare të mbivendosjes, që zgjidhet nga palët me marrëveshje me njëri – tjetrin ose në rrugë gjyqësore, i paguhet subjektit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040538311004639