INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria miraton Byronë e Hetimit! Ministria Felaj sqaron detajet…Opozita e përshëndet.

Qeveria miraton Byronë e Hetimit! Ministria Felaj sqaron detajet…Opozita e përshëndet.

Publikuar më: 12:59 10-02-2016


Qeveria në mbledhje ka miratuar projektligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Ermonela Felaj ka dhënë disa sqarime mbi këtë projektligj: “Byroja e Hetimit fillimisht do të jetë në varësi të Policisë së Shtetit dhe Kreu i Byrosë do të emërohet nga Ministri i Brendshëm, por për atë duhet të japë pëlqimin dhe miratimin e tij Prokurori i Përgjithshëm. Ndërsa hetimet e kësaj strukture do të jenë nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Projektligji do të ndjekë rrugën parlamentare.”

Drafti është miratuar unanimisht nga të gjithë ministrant.

Edhe Kryetari i opozitës, Lulzim Basha e përshëndeti miratimin e draftit për Byronë Kombëtare të Hetimit nga qeveria shqiptare. Ai në mbledhjen e grupit parlamentar të PD tha se më në fund qeveria pranoi variantin e opozitës dhe u tërhoq nga vendimi i kryeministrit Rama për ta miratuar ligjin si pjesë të Reformës në Drejtësi.

Po kështu Lëvizja Socialiste për Integrim përmes kreut të grupit të LSI, Petrit Vasili u shpreh se ky proçes konsensual është për tu përshëndetur dhe se LSI e mbështet plotësisht draftin. Sipas Vasilit ka marrë fund dhe shqetësimi i ngritur nga opozita për miratimin e këtij pr/ligji dhe ka bërë thirrje që tani Byroja të votohet në Kuvend dhe të fillojë sa më parë të funksionojë.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322