INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria miraton dy tarifa të reja për përdorimin e ujit [FOTO]

Qeveria miraton dy tarifa të reja për përdorimin e ujit [FOTO]

Publikuar më: 16:18 28-12-2016

Familjarët dhe bizneset tashmë do të paguajnë dy tarifa të reja për përdorimin e ujit.

Qeveria ka miratuar tarifat, ku e para varion nga 1500 lekë për familjarët deri në 3000 për bizneset, e cila do t’i paguhet Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit. Tarifa e dytë varion nga 500 lekë deri në 100 mijë lekë dhe do t’i paguhet Këshillit Kombëtar të Ujit, pagesë që bëhet një herë në momentin kur bëhet aplikimi për përdorimin e ujit. Këto tarifa janë propozuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe ndryshojnë në varësi të aktivitetit të biznesit. Qeveria ka arsyetuar se tarifat e reja do të përdoren për të mbuluar shpenzimet administrative të enteve dhe sekretariateve që bëjnë politikat e sektorit. Aktualisht menaxhimi i ujit është në fazë tranzicionale që vjen prej transferimit të kompetencave nga pushteti qëndror te ai lokal. 

img1.png

img2.png

img3.png

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172