INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria na jep me 31, na e merr me 1…Gëzuar!

Qeveria na jep me 31, na e merr me 1…Gëzuar!

Publikuar më: 12:55 29-12-2015

Kategoritë në nevojë përfitojnë shpërblim me rastin e festave të fundvitit. Kryeministri Edi Rama zgjodhi të dalë personalisht përballë medias për të bërë publik jo vetëm kategoritë por dhe shumë e shpërblimit për shtresat në nevojë.

Shuma që ata përfitojnë është simbolike, vetëm 2 mijë lek për kategoritë më në nevojë sic janë pensionistët, personat me aftësi të kufizuar apo familjet që marrin ndihmë ekonomike. Por duket se këto familje nuk do të gëzojnë këtë shpërblim, pasi në 1 Janar qytetarët shqiptarë do të kenë një taksë të re, atë të banesës. Duket se kryeministri ka menduar që shumën që ua jep qytetarëve në nevojë përpara 31 Dhjetorit, do t’ua marrë sërisht mbrapsh një ditë më vonë, në 1 Janar 2016. Kjo pasi shuma e taksës është thuajse e barabartë më shpërblimin që ata do të marrin nga qeveria.

Megjithatë Rama këmbëngul duke thënë se qeveria ka në fokus të vecantë shtresat në nevojë:“Kjo është një paketë e cila konfirmon plotësisht vëmendjen dhe kujdesin tonë përtej të gjitha vështirësive financiare edhe të këtij viti reformash dhe përpjekjesh të mëdha për të siguruar rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe për të mundësuar një të ardhme më të mirë jo si iluzion por si qëllim objektiv i bazuar në realizimin e objektivave që përcakton rrugën e reformave dhe masat që i shoqërojnë reformat. Jemi ende në një fazë të ndërmjetme, operacioni kompleks i reformave në çdo sektor ka ecur mirë dhe do vazhdojë pa asnjë luhatje.”

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285