INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria ndryshon orarin zyrtar në punës në administratë

Qeveria ndryshon orarin zyrtar në punës në administratë

Publikuar më: 16:52 16-09-2017

Qeveria mësohet se ka një projekt për të ndryshuar orarin zyrtar të punës në administratë. Burime të besueshme për javanews bëjnë të ditur se në zyrën e kryeministrit Edi Rama, po diskutohet propozimi për të vendosur një orar të ri, i cili parashikon një 1 orësh pushim mes orës 12.30 dhe 13.30.

Për rrjedhim orari zyrtar do të bëhet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 17.30 të pasdites.

Për momentin nuk ka një vendim, lidhur me propozimin në fjalë. Por mësohet se ai po diskutohet gjerësisht, duke parë anët pozitive dhe negative të ndryshimit të orarit.

Do të jenë javët në vijim ato të cilat do të përcaktojnë nëse do të ketë një ndryshim të orarit të punës së administratës nga 08.00 e mëngjesit deri në 16.30 që është aktualisht, në 08.00 deri në 17.30, me një orë pushim në mes.

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436