INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria ''përdor'' Tahirin për të larguar vëmendjen nga gjykimi i protestuesve kuksianë? Ja si shprehet Anila Basha [VIDEO]

Qeveria ''përdor'' Tahirin për të larguar vëmendjen nga gjykimi i protestuesve kuksianë? Ja si shprehet Anila Basha [VIDEO]

Publikuar më: 19:02 05-04-2018

Gjatë kohës kur deputetët e opozitës ndodheshin të gjithë në gjykatën e Tiranës për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor ndaj 23 të arrestuarve kuksiane, mazhoranca ka bërë një lëvizje surprizë pasi mblodhi komisionin hetimor për çështjen “Tahiri” rast për të cilin prokuroria po heton lidhur me ish-ministrin. Njoftimi u bë vetëm pak minuta para mbledhjes dhe Komisioni u mbledh edhe në mungesën e deputetëve të opozitës.

Mirëpo kjo u komentua si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga procesi gjyqësor që u mbajt dje në Gjykatën e Tiranës për 23 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit.

Lidhur me këtë ka folur edhe gazetarja e njohur dhe drejtoresha e “Newsbomb”, Anila Basha e cila ishte e ftuar në emisionin “Kolaudim” në IN Tv.

Për pyetjen nëse lajmërimi vetëm 7 minuta para mbledhjes së Komisionit Hetimor u bë për të tërhequr vëmendje, Anila Basha tha se ka patur një trik siç ndodh nëpër media dhe Kuvendi i Shqipërisë e përdori për të shpëtuar nga kjo situatë duke u justifikuar me faktin se kishte shumë ngjarje në jetën politike në vend, prandaj lajmëruan në momentin e fundit.

“U bë për të tërhequr vëmendjen, unë mendoj, por edhe nga informacionet që unë kam është se ka pasur, mbledhja e komisionit për të mërkurën ishte vendosur që në mbledhjen e kaluar të komisionit parlamentar e anonçuar nga kreu i grupit palentar të PD, Edi Paloka.

Tani ka pasur një trik, siç bëjmë në “Fake News” që na akuzon shpesh Kazan zoti Rama këtë “Fake activity” e bëri edhe Kuvendi i Shqipërisë për të shpëtuar në këtë moment.

Ata dolën nga situata me idenë se kishte shumë ngjarje, se harruam të lajmëronim edhe lajmëruam në momentin e fundit, por në aspektin procedurial, pra në aspektin e vendimit për mbledhje, mbledhja që në mbledhjen e kaluar ishte vendosur ”, tha Anila Basha në Kolaudim.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0030910968780518